TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatorja, Bieta Sulo ka rrëfyer eksperiencën e saj 1-vjeçare në emisionin e pasdites, duke theksuar se emisioni i orës pesë është ai i Top Channel.
“Në një realitet mediatik, ku audiencë-matësit janë të pabesueshëm nga të gjitha palët (emisionet investigative e kanë dëshmuar herë pas here mungesën teknike-logjistike të tyre për ta kryer funksionin), platforma Youtube bëhet arbitri më ekzakt në këtë drejtim.
Deri në mbyllje të sezonit televiziv, mesi i korrikut, “Ftesë në 5” kishte një shikueshmëri në shifrën 10 milionë, duke qenë kështu emisioni i parë i orës 5 dhe me një diferencë të theksuar nga vendi i dytë,”– është shprehur Bieta Sulo në intervistën për revistën Class.
Emisionet konkurruese të orës 5 mbasdite janë kryesisht: pasditja e Rudina Magjistarit në Klan TV dhe pasditja në Vizion Plus me Evi Reçin.
Por, Vizion Plus starton në orën 6 mbasdite, kështu që deklaratën e Bietës mund ta marrim si një thumb ndaj moderatores, Rudina Magjistari.