LIFESTYLE, 11 Gusht 2019, 10:24

FOTO/ Me fustan transparent në pishinë, Monica Bellucci lë pa fjalë fansat e saj


Me gjithë bukurinë e saj rrëzëlluese, aktorja e famshme Monica Bellucci do të shfaqet shumë shpejt në sallat e kinemave botërore, në tre filma.

55-vjeçarja është shfaqur në formë të shkëlqyer në kopertinën e revistës së njohur, “Madame Figaro”.

Aktorja ka pozuar me rroba banje, me një dekolte’ të ekzagjeruar, në pishinë me një fustan transparent.

Këto foto ajo i ka publikuar në profilin e saj në “Instagram”, ku ka marrë komplimente të shumta rreth bukurisë dhe trupit që ja kanë zili edhe 20-vjeçaret.

“Kur një marrëdhënie në çift përfundon, nuk do të thotë që nuk dashuron më. Do të thotë që nuk është më e mundur të bësh përpara”, rrëfen diva.

Martesa me Vincent Cassel është tashmë e shkuar dhe historia me të riun Nicolas Lefebvre pati jetëgjatësi të shkurtër. Edhe pse Monica thekson: “Kush ka thënë se jam single?”.