TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pushimet kanë nisur edhe për një ndër çiftet më të njohur të Showizit: Besi dhe Xhensila. Në ndryshim nga vitet e tjera, këtë vit pushimeve të tyre iu është bashkëngjitur dhe e vogla Ajka.
Në një intervistë nga Genta Hodo për “Edicioni Veror”, Besi ka bërë të ditur se këto pushime kanë zgjedhur t’i kalojnë në bregdetin e Vlorës.
Ai është shprehur se ka një preferencë të madhe për Vlorën dhe kjo është dhe arsyeja pse e kanë zgjedhur si destinacion. Për Ajkën 1 vjeçe, Vlora do të mbahet mend si vendi i pushimeve të saj të para.
Nga ana tjetër dhe Xhensila i ka mbajtur ndjekësit e saj të informuar në lidhje me pushimet familjare. Ajo ka postuar në InstaStory të saj video ku shfaqet me Besin duke marrë rreze dielli.
Po ashtu ajo ka shpërndarë një video tjetër ku duket Besi që po bën një hedhje në det.
Mesa duket ato po kalojnë një kohë vërtetë të bukur pranë njëri-tjetrit, larg punës dhe stresit.