LIFESTYLE, 10 Gusht 2019, 09:41

VIDEO/ “Shpirti po më digjet me të parë…”,Stresi vajton për Keisin, i këndon këngën e ndarjes

VIDEO/ “Shpirti po më digjet me të


Reperi Stresi dhe Keisi ish-gruaja e tij janë ndarë përfundimisht. Madje kjo e fundit është larguar drejt Kanadasë, shumë larg Stresit.

Këngëtari herë pas here në rrjetet sociale bën postime të ndryshe, ku herë shfaqet sikur është i lumtur pas ndarjes dhe herë duke vajtuar për Keisin.

Së fundmi në Instagram ai ka publikuar një video ku shfaqet duke dëgjuar këngën e Elvana Gjatës “Njësoj”.

“Shpirti po më digjet me të parë, se shumë vështirë e kam me të fal, sytë që s’po të shohin janë tharë, se jemi ndarë, se jemi ndarë”, janë vargjet e këngës që dëgjon Stresi, që njëkohësisht i këndon ato.

Ai shfaqet ndryshe nga herë e tjera dhe padyshim me këtë këngë i përcjell edhe disa mesazhe ish-gruas së tij.

[playlist type="video" ids="287682"]