LIFESTYLE, 11 Gusht 2019, 11:00

FOTO/ “Nuk e rekomandoj”, Gigi Hadid traumatizohet nga pushimet në Mykonos


Modelja Gigi Hadid ka kaluar disa ditë pushime në Mykonos, Greqi së bashku me motrën Bella dhe një grup miqsh ku dhe po festonte ditëlindjen e motrës së saj Alana.

Por modelja 24-vjeçare duket se ka mbetur shumë e zhgënjyer nga ky udhëtim kjo pasi gjatë festës së ditëlindjes së të motrës Gigi është grabitur nga hajdutë.

Kjo duket se i ka lënë shije të keqe modeles ku nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka paralajmëruar të gjithë ndjekësit e saj që parat ti shpenzojnë diku tjetër.

Babai i saj Mohamed Hadid i tha TMZ-së se vajza e tij është ‘e traumatizuar’ pasi iu grabitën sendet e saj personale.

Modelja shkroi përkrah një selfie në bikini: ‘Mos lejoni që t’iu mashtrojnë. U grabita. Asnjëherë nuk kthehem lol. Unë nuk do ta rekomandojë. Kaloni paratë tuaja diku tjetër.'