AKTUALITET, 21 Gusht 2019, 19:11

Denoncimi i Ina Zhupës: Veliaj po kërcënon me vdekje qytetarët

Denoncimi i Ina Zhupës: Veliaj po kërcënon me vdekje

Zëdhënësja e Partisë Demokratike ka bërë një tjetër denoncim në rrjetet sociale.

Në një status në Facebook, Zhupa ka publikuar një video ku tregohet zona që pritet të shndërrohet me projektin e unazës së re.

Krahas videos, Zhupa shkruan se Veliaj po kërcënon qytetarët me anë të këtij projekti. Ajo thekson më tej se Unaza e Re favorizon Edmond Begon, të cilin e quan trafikant, pasi devijohet lumi Lana vetëm për të mos prekur pronën e tij.

Statusi i Ina Zhupës

Kryetari i Vdekjeve qe nxit dhune dhe kercenon qytetaret e unazes se re me vdekje!

Erion Veliaj, si anetari me famekeq i bandes se Edi Rames, i cili ende nuk eshte gjykuar per vrasjet e Ardit Gjoklajt, Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodres, shpall sot lufte me jete a vdekje me banoret e unazes se re!

Kryetari jolegjitim i Tiranes qe burrerohet nga forca e pushtetit perdor gjuhe lufte me qytetaret e Tiranes, duke nxitur dhunen, perplasjen civile, konfliktin e armatosur per jete a vdekje. Kercenon me vdekje qytetaret per te cuar deri ne fund aferen miliona euro me projektin e unazes e re dhe projektin e pastrimit te parave te pista te trafikantit Edmond Begos me devijimin e lumit Lanes.

Ne vendet demokratike sot do duhet te jepje doreheqjen per deklaratat e tij ku kercenonon me vdekje qytetaret. Por anetari i bandes e mban pushtetin me votime farse. Veliaj do te shporret me vote nga qytetaret e Tiranes si i refuzuari i madh ne zgjedhjet lokale.Ne vendet demokratike sot do duhet te jepte doreheqjen per deklaratat e tij ku kercenonon me vdekje qytetaret. Por anetari i bandes e mban pushtetin me votime farse. Veliaj do te shporret me vote nga qytetaret e Tiranes si i refuzuari i madh ne zgjedhjet lokale.