TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Silvio Berlusconi i është rikthyer sërish me “gafat e tij seksuale” gjatë daljeve publike.
Në Valle d’Aosta ku dje është votuar për administratën, në fund të një takimi koordinatori rajonal i “Forza Italia”, Massimo Lattanzi i ka ofruar dy dhurata liderit të partisë, një pikturë dhe një kalë tipik qeramike.
Ka qenë një vajzë e re që i ka dorëzuar dy dhuratat Berlusconit.
Gjithçka ishte normale deri në momentin që ai ka lëshuar deklaratat e tij të bujshme.
Duke parë vajzën dhe dhuratat, Silvio u shpreh:
“Mund të zgjedh? Sepse unë preferoj atë” (i referohet vajzës).
Ka qenë një moment sikleti dhe vajza ka buzëqeshur e sforcuar, për t’u larguar më pas. Por siç duket lideri i “Forza Italia” nuk e ka ditur kush është kjo vajzë. Ka qenë koordinatori i partisë që ishte në skenë me të, që i ka thënë: “Ajo është vajza ime”.
Vajza sigurisht që është zënë ngushtë por babai i saj e ka kaluar me shaka:“Keni gusto të mirë”.Mendoni se Silvio ka kërkuar falje, apo ka ndërruar temë? Jo ai ka marrë mikrofonin dhe ka thënë:
“Çfarë duhet të shpikim që të jemi edhe një herë të rinj?”. Pra, Silvio Berlusconi u kthye në fushë por nuk e humbi dëshirën për të bërë shaka e sidomos me vajza e bukura.