AKTUALITET, 21 Maj 2018, 16:12

Rama në Abcnews, komentuesi: Më mirë Babalja, se demagogjia jote!

Emisioni Ajsberg, ku punon gazetari Jetmir Olldashi njoftoi publikimin e provave të reja në orën 21:00, në televizionin Faxnews. Sipas asaj që thonë deputetët e PD-së, pritet të dalin materiale të tjera video dhe audio të trafikantëve, që vërtetojnë se historia nisi si një investigim gazetaresk.

Por gjysëm ore para se të nisë Ajsberg, Edi Rama do të shfaqet në një intervistë në Abcnews. Bie në sy fakti që kryeministri del në televizior në të njëjtën orë kur dalin përgjimet e reja për një çështje që ai e ka mohuar dhe vazhdon ta mohojë.

Ndër komentuesit që i shkruajnë për daljen e tij në Abcnews, Rama i ka kthyer përgjigje vetëm një profili anonim, që e quan “Pasha” (njësoj si Albert Veliu thërriste Agron Xhafajn) dhe i thotë se më mirë dëgjon përgjimet e Babales, sesa dëmagogjinë e tij.

Jozef Kulig

Do shohim AJSBERGUN Pasha,ka me shume rendesi Babalja qe thote ca te verteta dhe pse pi raki,se sa te degjojme demagogji

Edi Rama

Jemi vend i lire dhe gjithkush eshte i lire te shohe cfare te doje, ndersa e verteta pastaj eshte ca me e komplikuar per shume njerez, pikerisht sepse eshte shume e thjeshte! Pa merak se do t’i dale tymi shpejt kesaj historie besoj dhe s’me thote dot askush si ti pastaj qe s’ua thashe si qendron e verteta… Sa per demagogjine, nuk jam i sigurte qe i’a di kuptimin kesaj fjale, po une nuk bej demagogji, them ato qe mendoj e bej ato qe them, me mundime sa te duash e ndonjehere ka gjera qe vonojne, po do ti s’do ti, ne punen time ka ndershmeri e perkushtim pa rezerve! Shikim te mbare dhe mos pi ti raki te pakten se edhe keshtu pa raki esell nuk je