AKTUALITET, 21 Maj 2018, 16:08

Maduro fiton sërish zgjedhjet në Venezuelë

Maduro fiton sërish zgjedhjet në Venezuelë

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro u shpall të dielën fitues i zgjedhjeve presidenciale nga autoriteti zgjedhor, me gati 68% të votave, pas numërimit të thuajse pjesës më të madhe të kutive të votimit.

Presidenti socialist fitoi 67,7% të votave kundrejt 21,2% të kundërshtarit të tij kryesor, Henri Falcon, i cili hodhi poshtë procesin zgjedhor, njoftoi presidentja e Këshillit Kombëtar Zgjedhor (CNE) Tibisay Lucena, duke konfirmuar për një ‘’tendencë të pakthyeshme’’. 

Pak më herët, Henri Falcon denoncoi mungesën e legjitimitetit të këtij procesi zgjedhor dhe kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja para fundit të vitit.

‘’Nuk do të njohim këtë proces zgjedhor, për ne nuk ka patur zgjedhje. Një proces i ri zgjedhor duhet të organizohet në Venezuelë”, u shpreh ai gjatë një konference shtypi, duke akuzuar qeverisë se ka ushtruar presion ndaj zgjedhësve.