TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Çështja e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një teatri të ri, në vend të atij të vjetrit, i cili daton prej kohës së Musolinit, vijon të jetë i paqartë për shumë persona.
Arjan Çani tha mbrëmjen e djeshme disa të vërteta dhe realitete për të cilat nuk fliste askush gjithë këto ditë, ndërsa mbështetës i mendimit dhe fjalës së tij ishte aktori Laert Vasili.
Ai pranoi se pranë me teatrin dot ë ndërtohet një kullë disa metra e lartë. E madje, për këtë, Vasili tregon se aktorët janë lajmëruar rreth një vit më parë, nga vetë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.
Ai tha shprehimisht:
Një vit më parë pata nderin të jem i ftuar në ditëlindjen e të madhit Ndriçim Xhepa, ku Erion, Veliaj, kryetar i bashkisë, i dha Çelësin e Qytetit. Në atë darkë, zonja Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës, ishte prezente dhe kishte dërguar ftesat për një grup artistësh, për të nderuar Çimin. Aty Veliaj dhe Kumbaro na kanë thënë shprehimisht dhe kemi qenë më tepër se 25 veta: Ndërtimi do të jetë i tillë. Këtu është godina e teatrit dhe tek parkingu është kulla