AKTUALITET, 15 Shkurt 2018, 07:25

Atentati në Tiranë, biznesmeni me precedentë penalë në Itali

Atentati në Tiranë, biznesmeni me precedentë penalë në

Memli Begalla, 64 vjeç, nga Tepelena është viktima e atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Nikolla Tupe”.  Atentatorët kanë qëlluar nga një makinë tip ‘BMW’ e zezë, ndërsa më pas autorët janë larguar.

VRASJA NË ISH-BLLOK

Begalla u qëllua më një armë zjarri në një shesh pushim pallati në afërsi të zonës së ish-bllokut. Nuk u dëgjuan të shtëna me armë dhe dyshohet se vrasja është bërë me armë me silenciator. Gjithçka ndodhi rreth orës 21:00, kur në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Nikolla Tupe” në sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në tokë. e viktima, ishte duke hipur një makinë, kur është qëlluar me armë zjarri në parkimin e nëndheshëm të një pallati.

ARRESTIMI NË ITALI

Memli Begalla rezulton të ketë qenë një person me  precedent penal në shtetin fqinj, Itali. Memli Begalla para se të ndryshonte emrin nga Afrim Begalla rezulton të jetë i arrestuar në vitin 2009 në Itali për marrjen me forcë të vajzës së tij, bëjnë të ditur mediat italiane. Djali i tij Lili dhe Afrim Begalla janë arrestuar mëngjesin tjetër pasi kishin kryer rrëmbimin.

SHOQËRIMI I DJEMVE

Policia shoqëruar tre persona, dy prej të cilëve janë djemtë e tij. Arsyeja e shoqërimit të tyre është për të zbardhur më tepërt detaje rreth autorit. Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe janë ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore. Policia ka shoqëruar disa persona qe mund te kenë dijeni për rrethanat e hetimit. Po punohet për sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autorësisë se saj.

/TPZ.AL/