AKTUALITET, 15 Shkurt 2018, 10:33

Abuzimi me rrugët, ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar merret në pyetje te Krimet e Rënda

Abuzimi me rrugët, ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar merret në

Prokurorët e Krimeve të Rënda do të marrin në pyetje ditën e sotme ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika.

Siç bëhet e ditur, Xhika ndodhet në ambientet e Prokurorisë, ndërsa do të merret në pyetje në prani të avokatit të tij.

Xhika u arrestua disa ditë më parë, bashkë me disa persona të tjerë, pasi akuzohen për abuzime me tenderin e ndërtimit të rrugës Elbasan-Gjinar.

Për Xhikën janë dhënë dy masa arresti me burg, një nga prokuroria e Elbasanit, ndërsa tjetra nga ajo e Krimeve të Rënda.

Pak muaj më parë, ishte ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, i cili kallëzoi penalisht ish-kreun e ARSH-së për rrugën Tiranë-Elbasan.