AKTUALITET, 19 Mars 2020, 19:27

Rama: Jemi të vetëm në këtë luftë, s’mund të kemi një plan për t’i kënaqur të gjithë

Rama: Jemi të vetëm në këtë luftë, s’mund


Kryeministri Edi Rama në një mësazh i është drejtuar sot qytetarëve ku u ka kërkuar mirëkuptim për situatën e krijuar. Rama ka thënë se i do të gjithë qytetarët si familjarët e tij, pasi Shqipëria sot është një familje e madhe me shumë dhoma.

Ju dua shumë si njerëzit e shtëpisë sime, po mos më kërkoni që tu mbaj iluzioni dhe tu them se do dalim shpejt nga kjo situatë. Ndajeni mendjen kjo luftë nuk erdhi që të qëndroni në shtëpi dhe të hani e pini si në pushime, por kjo është një luftë. E di që nuk doni të dëgjoni këto që po ju them. E di që ju doni të dilni dhe jeni mërzitur nga të ndenjurit mbyllur brenda se dialli ua bën me sy. Territori i kësaj lufte nuk është toka, por trupi i njeriut. Armiku na përdor ne si bazë ushtarake dhe na sulmon ne e na marr të afërmit e më të dashurit tanë. Lufta nuk vin për të rrënuar ekonominë. Kjo luftë është e parë në historinë e njerëzimit dhe i bën të gjithë basdhkë. Kjo dotë thotë motra dhe vëllezër që sado që të kërkoni nga unë, në këtë shtëpinë tonë të përbashkët në lagjen më të varfër në Evropë, por të gjithë duhet të ndërgjegjësohen dhe qeveria do bëjë sa të mundet.