AKTUALITET, 19 Mars 2020, 19:15

Ventilatorët për koronavirusin, e vetmja pajisje që po kërkohet sot nga e gjithë bota për të shpëtuar jetën e njerëzve

Ventilatorët për koronavirusin, e vetmja pajisje që po

Mungesa e theksuar e ventilatorëve për pacientët me koronavirus i vendos prodhuesit para një situate të vështirë sikurset të ishte kohë lufte.

Qeveritë dhe prodhuesit janë duke miratuar masa drastike për të prodhuar më shumë ventilatorë, pasi pandemia e koronavirusit po gjunjëzon spitalet e vendeve më të fuqishme në botë.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është kthyer në një zgjidhje të kohës së luftës, duke përfshirë hapësirën ajrore dhe kompaninë “Dyson” për të prodhuar këtë pajisje thelbësore për të shpëtuar jetën e të sëmurëve me COVID-19.

Helen Meese, nënkryetare e departamentit të inxhinierisë biomjekësore në Institutin e Inxhinierëve Mekanikë, tha për CNN se kishte “një nevojë të madhe” për ventilatorët, veçanërisht pasi bota përgatitet për këtë situatë të vështirë ku virusi kinez po arrin kulmin.

Organizata Botërore e Shëndetit ka nxitur të gjitha vendet që të qëndrojnë e të punojnë me optimizëm, ndërsa ka thënë se po shtohet numri i pajisjeve të ventilimit të mushkërive, i cili ndihmon ose zëvendëson funksionet e frymëmarrjes për pacientët në gjendje kritike për jetën, që pompuar oksigjenin në gjak dhe ruan funksionimin e organeve.

“Terapia e oksigjenit është ndërhyrja kryesore e trajtimit për pacientët me Covid-19 të rëndë,” tha OBSH.

Në shkurt, kur qyteti i Wuhan ishte epiqendra e shpërthimit të koronavirusit, Kina u kthye në pjesën tjetër të botës për të ndihmuar me një mungesë të rëndë të kësaj pajisje. Departamenti i pajisjeve industriale në Kinë tha se kishte prodhuar më shumë se 15,000 ventilatorë dhe po mundohej të prodhonte akoma më shumë.

Tani që epiqendra e shpërthimit është zhvendosur në Evropë, ku në Itali numri i viktimve është rritur ndjeshëm.

Vende në të gjithë botën tani janë në kërkim të mënyrave për të rritur shpejt furnizimin e ventilatorëve.

Kreu i agjencisë gjermane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve të mërkurën bëri thirrje për më shumë ventilatorë për të luftuar koronavirusin, ndërsa zyrtarët e New York thanë që shteti ishte “në mënyrë të dëshpëruar” në kërkim të këtyre pajisjeve.

Edhe kryeministri britanik Boris Johnson nxiti më shumë se 60 prodhues kryesorë “të ndihmojnë Mbretërinë e Bashkuar që të rrisin prodhimin e pajisjeve mjekësore që shpëtojnë jetën e njeriut.