AKTUALITET, 13 Nëntor 2018, 12:33

Berisha: Heqin shqiponjat dhe mbajnë bunkerët/ FOTO

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto në “Facebook” ku shihet bunkeri i vendosur në qendër të Tiranës dhe simboli i shqiponjës që u hoq nga rreth rrotullimi pranë Doganës.

“Jo shqiponja e flamurit që urren por bunkeri i etërve të tij xhelat është simboli i Zografit bis,” shkruan Berisha.

Berisha Fb

Simboli i shqiponjës u vendos me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Heqja shkaktoi përplasje politike midis opozitës dhe qeverisë “Rama”.

Berisha shkruan se Rama urren shqiponjën ndërsa bunkerin e lë në të paprekur. TPZ.AL