AKTUALITET, 5 Nëntor 2020, 10:42

Pas ultimatumeve të Ramës, naftëtaret greviste: Morëm telefonata kërcënuese

Pas ultimatumeve të Ramës, naftëtaret greviste: Morëm

Naftëtaret grevistë kërcënohen në telefon që të lënë grevën. Mesazhet kanë ardhur nga persona anonimë, por grevistët thonë se ata duhet të jenë partiakë. Mesazhe të tilla vijnë pas thirrjeve të hapura të kryemniustrit rama që grevistët të ndërpresin protestën, si kusht për bisedime.

“Apeli vazhdon ndaj qeverisë dhe ndaj kryeministrit Edi Rama. Kemi pasur mesazhe dhe thirrje me privat dhe këto janë partiake. Nuk kemi për borxhe të dëgjojmë ato telefonata kërcënuese për të lënë grevën. Shpresa është që Rama të vijë këtu e të dialogojmë. Ne duhet të jemi pranë familjeve tona jo këtu, ndaj duam një zgjidhje sa më parë. Nga greva nuk dalim”, pohuan grevistet.

Gjendja e naftëtareve është e rënduar, por edhe pse në një situatë të rënduar shëndetësore, ato janë shprehur se do të qëndrojnë deri sa të marrin pagat pasi nuk kanë zgjidhje tjetër.

Naftëtaret e Ballshit prej 22 ditësh janë në grevë urie, ato kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës.

/TPZ.al/