AKTUALITET, 9 Mars 2019, 18:37

Bayerni turpëron Wolfsburgun, lë pas Dortmundin

Bayerni siguroi fitore bindëse ndaj Wolfsburgut në shtëpi, të cilin e mposhti me rezultat 6:0. Skuadra e Niko Kovaç ka pikë të barabarta me Dormtundin, mirëpo renditet në vendin e parë shkak të diferencës së golave të shënuar.

Golat për Bayernin i shënuan Serge Ganbry (36’), Robert Lewndowski (37’, 85’), James Rodriguez (52’), Thomas Muller (76’) dhe Joshua Kimmich (82’).

Në anën tjetër, Dortmundi kaloi në epërsi përmes golit të shënuar nga pika e penalltisë, nga Marco Reus. Në minutën e 71-të, Stuttgarti e barazoi rezultatin, por fitoren ia siguroi Paco Alcacer dhe Christiano Pulisic me dy golat afër fundit të ndeshjes.

Gara për titullin e Bundesligës këtë sezon është më e zjarrtë se vitet e kaluara.

Deri javën e kaluar, Dortmundi kishte më shumë pikë se Bayerni, mirëpo forma e keqe në të cilën po kalon së fundi ka bërë që djemtë e Niko Kovaç tani të jenë liderë.