TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pritja në padijeni e paqartësi nëse do të konfirmohet apo jo vendimi i UEFA-s për të dënuar në mënyrë drastike Skënderbeun, duket se po i afrohet fundit e gjithnjë e më tepër ndjesitë janë pozitive.
Nëse ka tashmë një datë për seancën dëgjimore në gjykatën e CAS, 16-17 prill, siç është konfirmuar edhe nga vetë klubi korçar, ngjarjet mund të marrin rrjedhë interesante ndoshta edhe më shpejt. UEFA po sheh mundësinë për tu akorduar me një pakt me bardhekuqtë, për të dalë nga situatë me qetësi dhe pa e komplikuar edhe më shumë situatën.
Sipas burimeve të ndryshme, brenda klubit bardhekuq, ka një lëvizje nën rrogoz, nga vetë institucioni që qeveris futbollin Europian. Një lloj mea culpa, që natyrisht do të ishte në favor të dukshëm të Skënderbeut në këtë betejë ligjore, i cili rrezikon ekzistencën.
Dy inspektorët e UEFA-s që kanë bërë relacionin kundër bardhekuqve, belgu Karl Dhont dhe spanjolli Migel Lietard Fernandez-Palasio janë vetë nën hetim dhe, gjithnjë sipas asaj që bëjnë të ditur burime pranë Skënderbeut që kanë lidhje me çështjen, kredibiliteti i tyre ka rënë, duke bërë që tashmë relacioni të shihet me tjetër sy.
Avokatët e Skënderbeut janë të përqendruar tashmë në nisin betejën në CAS, duke u bazuar pikërisht në mënyrën e paprecedentë të faktimit të fajit mbi korçarët dhe optimizmi është rritur edhe më shumë, nga ky rikonsiderim i qëndrimit të tij, në lidhje me dënimin e klubit shqiptar, siç po flitet nga UEFA.