TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një familje shqiptare është aksidentuar rëndë në Marostica, Itali.
Mësohet se është dëmtuar rëndë vajza 14-muajshe e familjes.
Ajo është dërguar në spitalin e Padovas, ku po lufton për jetën. Mjekët janë detyruar t’i presin njërën nga këmbët për shkak të dëmtimeve të rënda. Në spital janë shtruar dhe prindërit e foshnjës.
Nëna e saj ka pësuar fraktura në krah ndërsa babai ka prerë damarët pasi goditi xhamin e makinës.
Automjeti i familjes shqiptare u përplas me një kamion, i cili drejtohej nga 58-vjecari italian, Pietro Dal Santo. Italiani po ngiste kamionin në gjendje të dehur.
Pas aksidentit ai ra në pranga pasi tentoi të largohej nga postblloku i policisë.