AKTUALITET, 9 Mars 2019, 17:47

“I zhgënjyer nëse rifillojnë provat bërthamore”, pas komentit të Trump, Koreja e Veriut gati të lëshojë raketa

“I zhgënjyer nëse rifillojnë provat bërthamore”,

Ka shenja që Koreja e Veriut mund të jetë duke u përgatitur për hedhjen e një rakete ushtarake ose hapësinore.

Imazhet satelitore të kompleksit Sanumdong pranë Phenianit, tregojnë praninë e kamionëve, makinave, vagonëve dhe vinçave.

Jeffrey Lewis, një studiues në Institutin Middlebury për Studime Ndërkombëtare në Monterey të Kalifornisë thotë se kjo pamje të jep idenë se koreano-veriorët janë në procesin e ndërtimit të një rakete.

Ky zhvillim vjen pasi Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të ishte “shumë i zhgënjyer” nëse koreano-veriorët rifillojnë provat bërthamore pas takimit të tij së fundmi me udhëheqësin koreano-verior, Kim Jong-un./VOA