AKTUALITET, 9 Mars 2019, 14:40

Paparaci/ Si u futën mes autoblindash për në Parlament, Pandeli Majko dhe deputetët e tjerë

Ishin lajmëruar nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, se seanca plenare e së martës fillonte në orën 10, por për arsye të protestës dhe për siguri, deputetët duhej të futeshin në sallë në orën 9 e 30 nga një hyrje e posaçme.

Paparazzi ynë ishte aty në momentin kur deputetët futeshin në sallë. Ata kishin ardhur të organizuar dhe futeshin në Kuvend me grupe të mëdha.

Mbase kështu mund të jenë orientuar, në mënyrë që mbrojtja të ishte më e sigurt. Në foto bie në sy edhe prezenca e autoblindave, në rast se protesta do të bëhej e dhunshme dhe do të dilte nga kontrolli, gjë që në fakt nuk ndodhi/Panorama Plus