AKTUALITET, 9 Mars 2019, 15:32

Pacienti qëllon me armë shokët e dhomës brenda në spital

Pacienti qëllon me armë shokët e dhomës brenda në

Një pacient ka qëlluar me armë brenda në ambientet e spitalit në Pragë duke plagosur dy pacientë të tjerë.

Incidenti ka ndodhur para mesnatës të së premtes në repartin hematologjisë të Spitalit Universitar Vindohrady, ku tre pacientët ndanin të njëjtën dhomë.

Policia çeke thotë se një nga të plagosurit është në gjendje kritike për jetën dhe se po vazhdojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Autori i sulmit u arrestua pasi infermierët arritën ta çarmatosin.