TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bayer Leverkusen blindoi pozitat në zonën europiane pasi mposhti 3-1 në BayeArena Eintracht Frankurt duke i dhënë një asist edhe Dortmundit në garën për një vend në zonën Champions.
Pas një pjese të parë pa gola, Leverkusen shënoi tre herë në fraksionin e dytë të lojës me anë të tre autorëve të ndryshëm.
Hapi fillimisht serinë e golave xhamajkani Leon Bailley ndërkohë që dyfishoi shifrat sulmuesi argjentinas Lucas Alario.
Në minutat shtesë Frankfurti u rikthye në ndeshje me golin e Andre Silvas, por Leverkusen vulosi gjithçka dy minuta më vonë me golin e tretë të shënuar nga Kerem Demirbay.