TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bayern Munich shtyn me të paktën 24 orë festën e titullit, festë që mund të shtyhet edhe për një javë nëse Leipzig mposht Shtuttgart të dielën. Bavarezët e Hansi Flick hynë të relaksuar në fushë në Opel Arena aty ku u mposhtën me rezultatin minimal 2-1 nga Mainz 05, një skuadër që po kalon një formë të shkëlqyer dhe falë 13 pikëve që ka grumbulluar në 5 ndeshjet e fundit thuajse ka siguruar mbijetesën.
Rikthimi i Robert Lewandowskit nga dëmtimi si titullar nuk i mjaftoi Bayernit që pësoi dy gola të shpejtë nga Mainz. Burkardt zhbllokoi shifrat që në minutën e 3-të ndërkohë që suedezi Quaison shënoi edhe të dytin për Mainz në minutën e 37-të duke e çuar skuadrën e tij në pushim në avantazhin e dy golave. Bayerni shfaqi pak dëshirë në këtë sfidë dhe u rikthye në ndeshje shumë vonë, pikërisht në minutën e 94-t kur Leëandoëski shënoi golin e tij të 36-të në këtë sezon të Bundesligas.
Mori një fitore shumë të rëndësishme në garën për një vend në zonën Champions, Borussia e Dortmundit që triumfoi përballë një rivali direkt si Wolfsburg brenda në Volkswagen Arena me shifrat 0-2 falë një dygolëshi të sulmuesit kryesor Erling Haaland dhe tashmë diferenca me ujqërit, 3 javë para fundit të kampionatit është vetëm 2 pikë.