TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fitore 4-0 për titullin e Partizanit, që me katër gola në portën e Kukësit kap kreun bashkë me Vllazninë.
Në "Air Albania" të kuqtë konfirmuan fjalët e presidentit të verilindorëve Gjici, që i cilësoi si ekipi pretendent për titullin duke i shënuar katërherë Kukësit, me repartin e sulmit që funksionoi në perfeksion teksa realizuan me radhë Asani, Çinari, Stenio Junior dhe Mala.
Një prej fitoreve dhe ndeshjeve më të bukura të partizanit të këtij sezoni që pas një kampionati në nndjekje tashmë kërkon të shtrijë duart drejt trofeut të kampionit.
Tirana i jep fund ecurisë pozitive të Teutës duke i dhënë një goditje të rëndë bregdetarëve të cilët në Niko Dovana u mposhtën me shifrat 2-0.
Dy gola klasi për bardheblutë me protagonist Bathën dhe Hoxhallarin që e mbajnë skuadrën e Shehit në valle për titullin edhe pse diferenca me Partizanin dhe Vllazninë që kryesojnë është 7 pikë. Teuta ndërkohë me këtë disfatë zbriti nga vendi i parë në të tretin.