TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bayern Munich është vetëm një fitore larg titullit të 9-të kampion radhazi në Bundesliga. Edhe pa disa nga yjet e skuadrës me Lewandowski e Gnabry-n që vazhdojnë të jenë të dëmtuar dhe Sane e Goretzka që ishin lënë në stol nga Hansi Flick, bavarezët e patën të thjeshtë për të mposhtur Bayer Leverkusen në Allianz Arena.
Bayernit i mjaftuan 2 gola në harkun e 13 minutave të para nga Choupo-Moting dhe Kimmich për të siguruar fitoren e radhës. Sfida ndaj “Aspirinave” mori drejtim që në minutat e para ndërkohë që Bayerni iu afrua edhe në disa raste golit të tretë por pa e gjetur atë.
Leverkusen nga ana tjetër ishte e pafuqishme për të bërë diçka në këtë sfidë në të cilën u dorëzua pa kushte.
Për të fituar edhe matematikisht titullin, Bayernit mund t’i mjaftojë fitorja ndaj Mainz në fundjavë ose një rezultat negativ i Lepizig në sfidën ndaj Shtuttgart nëse nuk arrin të marrë vetë maksimumin.