TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Asnjë ndëshkim për “rebelët” e futbollit. Ky është vendimi i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s pas mbledhjes “on-line”.
Ndryshe nga sa ishte kërcënuar kur u njoftua krijimi i Super League, qeveria europiane e futbollit ka vendosur të mbajë një linjë të butë ndaj 12 klubeve themelues.
Gjithsesi, UEFA nuk e ka mbyllur plotësisht këtë çështje ndërsa flet për “opsione të tjera të mundshme” dhe për “rrugë të tjera që mund të ndiqen në të ardhmen”.
Po ashtu, megjithëse projekti i Super League dështoi, UEFA bën të ditur se do të ndjekë me shumë vëmendje këtë çështje.
Në këtë mënyrë nuk ka asnjë përjashtim të klubeve si Real Madrid, Manchester City apo Chelsea që janë në garë në gjysmëfinalet e Champions.
Por pas asaj që ndodhi, qeveria europian e futbollit nuk do të kapet sërish e papërgatitur.
Që kjo të mos përsëritet një tjetër situatë e tillë, UEFA la nisur punën për të “blinduar” kompeticionet e saj, duke vendosur klauzola që dekurajojnë dhe penalizojnë klubet.