SPORT, 20 Prill 2021, 22:03

I papërmbajtshmi Uzuni nuk ndalet, dy gola sot në Hungari

I papërmbajtshmi Uzuni nuk ndalet, dy gola sot në Hungari

Myrto Uzuni është në superformë dhe beratasi këtë po e tregon më së miri me skuadrën e tij në kampionatin hungarez, Ferencvarosh, e jo më kot në adresë të tij kanë mbërritur oferta konkrete nga skuadra të kampionateve të njohura në Europë…

Sulmuesi shqiptar, arriti të gjente sërish rrugën e rrjetës në kampionat, duke u ngjitur në kuotën e 12 golave, konkretisht në minutën e 12-të si dhe në tëv 77-tën minutë me penallti ka realizuar golin e tij të dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij.

Ferencvarosh me këtë fitore është në vend të parë dhe tashmë ka 69 pikë, duke u shkëputur edhe më shumë nga Pushkash Akademi, ndërsa meritë të madhe ka edhe beratasi, Myrto Uzuni që po shkëlqen këtë sezon në klubin e tij.