AKTUALITET, 27 Korrik 2018, 09:50

Ministri që dha dorëheqjen pas zjarreve, por Cipras nuk e pranoi. Jep detaje të forta në konferencë

Ministri që dha dorëheqjen pas zjarreve, por Cipras nuk e pranoi. Jep

Mes zemërimit dhe pakënaqësisë në rritje të qytetarëve grekë mbi dështimin e shtetit për t’u përgjigjur në mënyrë efektive ndaj zjarreve në Atikë, që deri tani ka marrë 84 jetë, qeveria greke pretendonte se kishte “tregues serioz të veprimeve kriminale dhe zjarrvënies” ne ngjarjen me te rende me te cilen Greqia eshte perballur ne dekaden e fundit.

Në një konferencë shtypi të organizuar me nxitim të enjten, Nikos Toskas, ministri alternativ i Mbrojtjes së Qytetarëve, tha se ai paraqiti dorëheqjen e tij tek kryeministri grek Alexis Tsipras, të cilën ky i fundit nuk e pranoi.

Ne krah të zëdhënësit të qeverisë, Dimitris Tzanakopulos dhe me krerët e policisë dhe zjarrfikësve që u paraqitën para gazetarëve dhe kamerave, Toskas pohoi se perhapja me shpejtesi e flakëve brenda një periudhe të shkurtër kohore “jep indikacione të qarta për punën e zjarrvënësve”.

Ai gjithashtu iu referua një “gjetjeje” pranë Mt. Penteli, në perëndim të vendit ku nisi zjarri vdekjeprurës, që ka ndihmuar shumë hetimet tha ai, edhe pse nuk pranoi të jepte më shumë detaje.

Përtej referencave për “zjarrvënie”, pala qeveritare gjithashtu përmendi atë që e quajti “kushtet ekstreme të motit”, domethënë, erërat e forta qe e perhapen me tej zjarrin.