TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka deklaruar se Fatmir Xhafaj, nuk duhet të merrte detyrën si Ministër i Brendshëm, për shkak të dënim të vëllait të tij në Itali për trafik ndërkombëtar narkotikësh.
"Shqipëria është në periudhën e reformës në gjyqësor dhe policisë nëpërmjet vettingut. Përveçse nga Gjykata Kushtetuese dhe nivelet e poshtme, pothuajse të gjitha janë në paralizë për shkak të keq menaxhimit të vettingut. Edhe në polici ekziston procesi i vettingut, që duhet të prekte edhe ministrin Xhafaj. Këtu është morali i punës. Për shkak të Agron Xhafaj, ministri Xhafaj nuk duhet të merrte detyrën."
Haxhiu ka deklaruar se opozita e vendit, e ka përdorur këtë çështje në mënyrë të pacipë, për të penguar integrimin.
"Por ekzitson një pjesë e tretë që ka të bëjë me opozitën e cila e ka përdorur në mënyrë të pacipë momentin e një dobësie të pushtetit. Në ditën kur po mbahej Samiti i Sofjes, doli një gjë e tillë, që ka qenë në sirtaret e secilit, 4 ose 6 muaj më herët.Si është e mundur që kjo cështje doli në ditën kur mbahej samiti? Kur po flitet për hapjen e negociatave të Shqipërisë, duket e pamoralshme dhe e paqëndrueshme, për gjithë procesin", u shpreh analisti.
/TPZ.AL/