TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neymar po vazhdon që të përflitet për një rikthim në La Liga, por jo te Barcelona. Kësaj here emri i yllit brazilian është i lidhur me klubin e Real Madridit.
Sipas “Le 10 Sport” , Real Madrid po shqyrton seriozisht blerjen e Neymar. Sipas medias franceze mes palëve është arritur një marrëveshje paraprake e cila pritet të konkretizohet në pranverën e ardhshme.
Braziliani 26 vjeçar ka qenë i lidhur me një kalim në Los Blancos edhe gjatë kësaj vere, madje klubi kishte zhvilluar edhe kontakte me të, por gjithçka pritet që të finalizohet vitin e ardhshëm.
Megjithatë, një marrëveshje ende nuk është e sigurt pasi që Madridi është duke kërkuar një marrëveshje jo vetëm me Neymarin por edhe me klubin e PSG.