TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ushtria serbe zhvilloi sot stërvitje të madhe ushtarake me rastin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
Në stërvitje u përfshinë 8,000 ushtarë, 100 tanke beteje dhe avionë luftarakë MiG-29 të marrë nga Rusia.
Këto manovra ushtarake vijnë në një moment kur marrëdhëniet Serbi-Kosovë janë të tensionuara, të dy shtetet akuzojnë njëra-tjetrën se po minojnë përpjekjet për pajtimin, pas luftës së vitit 1998-99, e cila përfundoi pas ndërhyrjes së NATO-s dhe u pasua me pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.
Serbia ka rritur gatishmërinë luftarake të ushtrisë së saj në një kohë që Kosova ka nisur transformimin e FSK-së në ushtri.
Serbia ka humbur rreth gjysmën e popullsisë së saj meshkuj gjatë luftës katërvjeçare, duke përfshirë 130,000 trupa në një seri betejash në Ballkan. TPZ.AL