AKTUALITET, 30 Shtator 2021, 12:40

Lajçak jep lajmin nga Brukseli: Kemi marrëveshje Kosovë-Serbi

Lajçak jep lajmin nga Brukseli: Kemi marrëveshje Kosovë-Serbi
I dërguari i BE, Miroslav Lajçak thotë se është finalizuar marrëveshja Kosovë-Serbi. Pas dy ditësh negociatash, Lajçak falenderon Bislimin dhe Petkovic për gatishmërinë që patën. Me anë të një dokumenti Lajçak ka zbuluar dhe tre pikat e marrëveshjes për të cilat palët kanë rënë dakord. Postimi i Lajçak: Ne kemi nje marreveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-përshkallëzimin dhe rrugën përpara sapo është arritur. Falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviçin për gatishmërinë e tyre për të negociuar dhe pajtuar.