AKTUALITET, 19 Nëntor 2020, 19:00

"Socialistja e Beratit" në vitin 2020/ Qytetari: Edi, je rreze drite që na shëron! Edhe po s'ma rregullove shtëpinë, nuk të tradhëtoj...

"Socialistja e Beratit" në vitin 2020/ Qytetari: Edi, je rreze


Kryeministri Edi Rama, ka qenë në Kavajë, për të inspektuar bashkë me ERTV-në e ndezur, rindërtimin e shtëpive të prishura nga tërmeti.

Gjatë vizitës, ai është ndeshur edhe me një qytetar, socialist të flaktë, që deklaroi se nuk do ta tradhtojë partinë edhe sikur Edi Rama të mos i'a ndërtojë shtëpinë.

Këto deklarata na kujtojnë dhe risjellin në vëmendje në vitin 2020, socialisten e famshme të Beratit, që deklaronte: "ne bukë s'po ju kërkojmë, drita s'po ju kërkojmë, vetëm të mos ketë përçarje mes jush o vëllezër! [mes Metës dhe Nanos]".

Biseda mes socialistit dhe Ramës: 

Qytetari: Je i nderuar dhe i respektuar, ti që na vjen dhe na viziton ne dhe lëshon rreze drite që na shëron ne!

Edi Rama: Po mbaron shtëpia?

Qytetari: Kur të mbarojë të mbarojë. Ne nuk jemi asnjëherë kundër teje. E ke artist atë.

Edi Rama: I mirë është, i mirë.

Qytetari: Nuk të tradhtoj kurrë asnjëherë, edhe kurrë mos mbarofshin shtëpiat! Je djali im.

Edi Rama: Çuni është? Për vit të ri do të hyni brenda.

Qytetari: Edhe sikur të mos hyjmë brenda nuk të tradhtoj asnjëherë!