TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë takimit me banorët në Berat, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë “Rama” se opozita nuk kthehet në Kuvend, pa u bërë Vettingu i politikanëve.
Basha tha se nuk do të ketë asnjë lloj kompromisi pa pastruar politikën nga krimi.
Deklarata:
Nuk ka për të patur asnjë lloj kompromisi pa pastruar politikën nga krimi. Kompromis me krimin nuk mund të bëjmë, ndaj u bëjmë thirrje të gjithëve, edhe atyre që bëjnë sikur nuk dëgjojnë se: kthim në parlamentin e lidhur me krimin nuk ka e nuk do të ketë.
Zgjidhja politike është aty.
Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se standardi që miratuan për prokurorët dhe gjyqtarët. I njëjti standard që Venecia rekomandoi për këta, i njëjti standard që bëri ligj për policët dhe gardistët, i njëjti standard duhet të vleje për politikën.
Kjo është vijë e kuqe për opozitën. Trajtim preferencial për politikanët nuk ka për të patur. TPZ.AL