AKTUALITET, 18 Nëntor 2018, 12:06

Bie nga kati i shtatë, gjen vdekjen 50 vjeçarja

Bie nga kati i shtatë, gjen vdekjen 50 vjeçarja

Një 50 vjeçare është rrëzuar nga kati i shtatë i pallatit duke gjetur vdekje të menjëhershme. Ngjarja ka ndodhur gjatë paradites së sotme në lagjen nr.5 në Durrës.

Nuk dihet ende nëse 50 vjeçarja është rrëzuar aksidentalisht apo të jetë hedhur nga kati i shtatë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen. TPZ.AL