AKTUALITET, 18 Nëntor 2018, 11:32

Banorët e Unazës së Re përshkallëzojnë protestën

Banorët e Unazës së Re përshkallëzojnë

Qindra banorë të Unazës së Re kanë bllokuar rrugën për të protestuar sërish kundër prishjes së banesave të tyre.

“Ta dijë Edi Rama dhe Erion Veliaj se do ti mbrojmë me trupat tanë shtëpitë tona. Kërkojmë dëmshpërblim 100 % për pronat tona, ne nuk tërhiqemi. Kam 25 vite që jetoj këtu”, kështu u shpreh një protestues.

Sot është dita e pesëmbëdhjetë e protestës, banorët kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë e tyre, ndërkohë nesër është afati i fundit për prishjen e banesave. TPZ.AL