TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reshjet e dëborës vijonë në qarkun e Korçës. Trashësia e borës në Dardhë raportohet të ketë arritur deri në 40 centimetra.
Reshje dëbore ka pasur edhe në Voskopojë e Kapshticë, ku trashësia ka arritur në 10 cm.
Rruga e Dardhës aktualisht është e kalueshme vetëm me zinxhirë. Ndërkohë në akset e tjera nuk raportohen probleme në këtë qytet.
Kujtojmë se fshati turistik i Dardhës njihet për vizitueshmërinë nga turistët në këtë stinë, pasi bardhësi e dëborës është një ftesë për të apasionuarit e stinës së dimrit.
Flokët e parë të dëborës në Korçë filluan dy ditë më parë./BW/