AKTUALITET, 18 Nëntor 2018, 13:10

Basha në Berat: Nuk ka kthim në Kuvend pa vettingun e politikanëve

Basha në Berat: Nuk ka kthim në Kuvend pa vettingun e

Kryedemokrati Lulzin Basha zhvilloi një takim me qytetarët në Berat. Basha hodhi akuza kundër qeverisë ”Rama”, duke thënë se kjo qeveri nuk po punon për popullin por për të pasuruar veten.

“Gjendja ku ndodhet vendi është një thirrje për PD, për të shpalosur platformën tonë. E para dhe më e rëndësishme, kjo nuk ka asnjë lloj kompromisi.

Nuk bëhet asnjë kompromis pastrim i i politikanëve nga kuvendi që janë të lidhur me krimin. Kthimi në Kuvend me politikanët e lidhur me krimin, nuk ka dhe nuk do të ketë.

Pika e dytë e opozitës është se nuk do të ketë më trajtim preferencial për politikanët. Nëse duam zgjidhje institucionale, është miratimi i Vettingut dhe shporrja e politikanëve mafioz nga Kuvendi dhe bashkitë.

Ata që bëjnë pakt për vota me kriminel, do përfundojnë në burg”, u shpreh Basha. TPZ.AL