AKTUALITET, 18 Nëntor 2018, 12:32

Ylli i Liverpoolit 'godet' Ramosin: Nuk është mbrojtësi më i mirë në botë!

Ylli i Liverpoolit 'godet' Ramosin: Nuk është mbrojtësi

Sergio Ramosi nuk është futbollisti i preferuar i Virgil van Dijkut dhe qendërmbrojtësi i Liverpoolit, i cili është lojtari më i shtrenjtë për këtë pozitë, e ka sqaruar se spanjolli nuk është tipi i lojtarit që i pëlqen atij.

Edhe bashkëlojtari i Van Dijkut, Dejan Lovren, e ka pasur një zënkë publike me kapitenin e Real Madridit, dhe tani kësaj zënke i është bashkangjitur edhe ylli tjetër i Liverpoolit.

“Ai nuk është më i miri. Ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe e respektoj atë për ato gjëra që i ka arritur, por ai nuk është tipi i lojtarit që më pëlqen mua”, ka thënë Van Dijk.

“Ai (Raphael Varane) është i preferuari im. Ai është një mbrojtës i shkëlqyeshëm, është ende i ri dhe është përmirësuar. Mënyra se si ai mbron është e ndryshme sepse ai tenton t’i shmanget situatave ku do të detyrohej të bënte ndërhyrje”.

Sergio Ramosi e ka fituar urrejtjen e lojtarëve dhe tifozëve të Liverpoolit, pas finales së vitit të kaluar të Ligës së Kampionëve, kur e kishte lënduar yllin e skuadrës angleze, Mohamed Salah.