AKTUALITET, 18 Tetor 2018, 19:28

Vasili akuza Ramës: Bën check up pas 4 vjetësh, e vunë përpara si lëngaraq

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot poliklinikën nr.9 në kryeqytet për të bërë kontrollin mjekësor dhe për treguar se ai është tërësisht falas.

Por përmes një postimi në Facebook, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka akuzuar Ramën se shkoi të bëjë check up pas 4 vjetësh, pasi e vunë përpara si lëngaraq ata të koncesionit.

“Shteti i Edi Rames i paguan Check up-it mijëra ekzaminime te pakryera dhe nuk mbulon me shume se 30% te popullatës”- thotë ndër të tjera Vasili.

Statusi i plotë:

Edi Rama ben check up vetem pas 4 vjetesh,sepse nuk ka vlere.

E vune perpara ata te koncesionit dhe e cuan si lengaraq,e tallen dhe ben helaq para gjithe dynjase,qe te bente check up pas 4 vjet e kusur qe ka filluar.

Te kish pasur vlere do kishte vajtur vajtur qe diten e pare.

Shteti i Edi Rames i paguan Check up-it mijra ekzaminime te pakryera dhe nuk mbulon me shume se 30% te popullates duke provuar qarte se eshte i panevojshem.

Kur ben Edi Rama vleresime per leverdine e check up-it eshte njelloj si pellitjen e gomarit ta shesesh si ariet e Pavarotit.