AKTUALITET, 14 Nëntor 2020, 10:53

“Politika ka hyrë në xhepin e qytetarëve”, Soko: Ndihem i grabitur, na kanë vjedhur vendin!

“Politika ka hyrë në xhepin e qytetarëve”, Soko:


Sa herë ka zgjedhje dalin në sipërfaqe halle dhe probleme.

Qytetarët shqiptarë duket se ja kanë marrë dorën mashtruesve politikanë, “kap ça të kapësh” për fushatë dhe pastaj duroi mbi supe për katër vjet.

Por ky realitet është i dhimbshëm për ekspertin e ekonomisë dhe aktivistin Pano Soko.

Në një intervistë për “Ora News” ai thotë se politika jo vetëm që ka hyrë në xhepin e çdo qytetari, por na ka vjedhur të ardhmen, vendin.

Pyetje: Duket se qytetarët tani më kanë shpresën e vetme për të marrë një lloj ndihme apo asistencë qoftë edhe ekonomike nga qeveria vetëm në situatën zgjedhore sepse vetëm atëherë dikush mund të kthejë pak sytë dhe të ndihmojë për problemet që kanë.

Pano Soko: Është e trishtë, mua më trishton shumë kjo gjë .

U mor teatri, ishte mirë dhe bukur dhe nuk kishte nevojë për asgjë, ishte funksional, kishte problemet e veta por jo tani, jo në këtë moment. Dakord ti je mizor, por jo tani, sepse janë 36 milion euro.

Ne tani diskutojmë qytetarët që presin të marrin diçka se po vjen fushata elektorale, është shumë e trishtë çfarë Shqipërie kemi ndërtuar?

Çfarë kemi bërë, kjo më dëshpëron shumë. Na e kanë marrë vendin, na kanë grabitur, mua më kanë grabitur jo vetëm lekët, jo vetëm vitet, por edhe vendin.

Ne na e kanë marrë vendin, të diskutosh sot si një fenomen normal këtë gjë në Europën e shekullit XXI, kjo vetëm tek ne ndodh.

Ne po e diskutojmë si një fenomen normal, por kush e dëgjon këtë diskutim, që këtu duhet të pritet fushata elektorale për njerëzit që kanë ngelur pa bukë, që për faj të qeverisë kanë ngelur pa punë, nuk vazhduan dot biznesin apo për disa që nuk kanë strehë për faj të qeverisë.

Ta diskutojmë këtë gjë në shekullin XXI, për mua është shumë e trishtë.