AKTUALITET, 10 Mars 2019, 12:50

Basha mbledh sot kryesinë për protestën e 16 marsit

Basha mbledh sot kryesinë për protestën e 16 marsit

Sot në ora 15:00 në selinë blu do të mblidhet kryesia e Partisë Demokratike.

Ka qenë Lulzim Basha ai që ka njoftuar mbledhjen e kësaj strukture, disa ditë para protestës së madhe të paralajmëruar para Kryeministrisë më 16 mars.

Në selinë blu do të mblidhen sot të gjithë deputetët e dorëhequr nga mandati si dhe kryetarët e degëve.

Në këtë mbledhje raportohet se do të diskutohen dhe skenarët që do të ndjekë opozita.