TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë apel nga Lezha, nga qyteti i Besëlidhjes, të bashkohen kundër qeverisë së kapur nga bandat dhe krimi dhe për të ndërtuar shtet të fortë me të drejta të barabarta për të gjithë.
Duke sqaruar edhe njëherë se pse opozita i dogji mandatet, pasi nuk mund të bëhej fasadë në një Kuvend që nuk është më i popullit, ajo ka ftuar shqiptarët të bëhen bashkë kundër regjimit që ka rrënuar vendin.
“Mandati im si deputete në Lezhë ka qenë ndër më të bukurit dhe unë nga vendi i Besëlidhjes i bëj thirrje shqiptarëve të bëhemi bashkë për të shpëtuar vendit, të rrënojmë shtetin e kalbur e të ngremë shtet të fortë, shëndetësor, arsim e drejtësi të barabartë për cdo shqiptar, do sistem të fortë jo lider të kapur, me kriminelë rreth vetes. Ju bëj thirrje, mos u ndalni, mos u sugjestiononi nga presionet, nga trokitjet e policisë nëpër dyer, tik-taku Ramës po merr fund”- tha ajo.