TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur kundër projektit për ndërtimin e një termocentrali prej 500 megavatësh në Korçë.
Berisha shkruan se në një sondazh online, 92% e korçareve janë shprehur kundër tij, jo vetëm se është miratuar në kundërshtim me ligjin, por do të shkaktojë pasoja shëndetësore, në mjedis, turizëm e bujqësi.
Denoncimi:
Ndal ndertimit te perbindeshit te Korçes!
Kundershtim i forte per ndertimin e perbindeshit qe denatyron Korçen.
Miq, fillimi i punimeve te ndertimi i nje termocentrali prej 500 megavatesh ne Korçe, projekt fund e krye mafioz shkaterrimtar per mjedisin, shendetin e qytetareve, turizmin dhe prodhimin bujqesor te Korçes ka tronditur thelle qytetaret e saj.
Keshtu, perveç intelektualve te cilet kane firmosur nje peticion kunder ndertimit te ketij perbindeshi nga Rama- Peleshi- File, ne nje sondazh on line kunder ndertimin te perbindeshit rezulton se jane 92% e korçareve.
Po shtoj ketu se procesi i ndertimit eshte tipik mafioz. Perveçse ne shkelje te ligjeve te vendit dhe konventave nderkombetare gjithçka eshte bere fshehtas dhe pa u konsultuar gjeresisht popullata por mbahet per qellime mafioze fshehur edhe investitori, supervizori, çka deshmon se kjo eshte nje afere e madhe e piste e narko qeverise Rama.
Shpreh solidaritetin tim te plote me intelektualet dhe qytetaret e Korçes, qendrimit te tyre kunder perbindeshit e do denatyroje Korçen, shendetin e banoreve te saj, bukurite e saj mahnitese, prodhimet e saj te mrekullueshme, turizmin dhe mjedisin e saj te paster. sb
