AKTUALITET, 10 Mars 2019, 10:36

E vërteta e tmerrshme pas murosjes së shqiptarit, ish-e dashura priti një vit për hakmarrje. E thërritën….

E vërteta e tmerrshme pas murosjes së shqiptarit, ish-e dashura priti

Pas vrasjes dhe murosjes së shqiptarit Astrit Lamaj, fshihet krimi i hakmarrjes për një dashuri të lënë në mes dhe grabitjes së bizhuve.

Mediat italianë shkruajnë se tashmë gjithçka është e qartë dhe prokurori i cështjes ka në dorë dëshminë edhe të vetë gruas italiane, sot 64 vjecare, e cila ka thurur gjithë planin për të marrë hak ndaj shqiptarit që e la.

Për të kanë hak, gruaja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, ka pritur më shumë se një vit, duke kërkuar pëlqimin e bosit në Riesi, vendin e saj të origjinës, në provincën e Caltanissetta.

Aty pajtoi edhe ata që do të bënin ekzekutimin e shqiptarit. Gjithcka ishte planifikuar, Astrit Lamaj u josh në Muggiò, nën pretekstin e shitjes së një sasie droge. Por, sapo erdhi, ai u rrethua nga disa njerëz, u rrah, e mbytën dhe me pas për të humbur gjurmët e murosën në murin e vilës, e cila ishte në rikonstruksion e sipër.

Prokuroria thotë se autorët e vrasjes janë të lidhura me qarqet mafioze, në Brianza, që kanë lidhje të ngushtë, edhe pse jo të lidhura drejtpërdrejtë me Cosa Nostra.

Gruaja, e cila për 30 vjet ka jetuar në Genoa, ka vepruar me ftohtësi befasuese. “Edhe pse e njihte vëllanë e viktimës, i cili nuk po linte gur pa lëvizur për të mësuar rreth fatit të Astritit, ajo nuk nxori asnjë fjalë”- thotë prokurori.