AKTUALITET, 10 Mars 2019, 10:39

Foto/ Panik në avionin e linjës Stamboll-New York, plagosen 29 persona

Të paktën 29 persona kanë marrë ndihmë mjekësëore për shkak të turbulencave të mëdha gjatë një fluturimi me avionin e linjës “Turkish Airlines”.

Zëdhënësi i aeroportit, Steve Coleman tha se katër pasagjerë u dërguan në spital pasi avioni u ul të shtunën rreth orës 5.35. Njëri kishte një këmbë të thyer dhe të tjerët pësuan lëndime, plagë dhe prerje.

Coleman thotë se shumica e udhëtarëve janë trajtuar brenda aeroportit. Departamenti zjarrfikës i qytetit të Nju Jorkut tha në Twitter, se të gjithë të plagosurit, dy prej të cilëve fëmijë, kishin pësuar lëndime jo të rrezikshme për jetën.