AKTUALITET, 10 Mars 2019, 10:52

“Pas Skënderbeut, Supermenit, Mrikës dhe Gjigandit”, ish-deputeti ironizon kabinetin qeveritar: Ja kush e solli Doruntinën

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka ironizuar ministrat e qeverisë Rama dhe veçanërisht ministren e re të Arsimit, Besa Shahini.

Në një postim në Facebook, Boçi thekson se në qeveri pas “Skendërbeut”, “Mrikës”, Gjigandit etj, në qeveri erdhi edhe “Doruntina”.

Për Luçiano Boçin ardhja e Besa Shahinit në krye të ministrisë së Arsimit ka çuar drejtë vdekjes dhe mekanizmat ekzistuese në këtë dikaster.

Emërimi i Shahinit në krye të arsimit ngjalli jo pak polemika, në ambientin pedegagogjik e akademik shqiptar. Ministrja që zëvendësoi Nikollën e dështuar, nuk ishte një emër i ri për publikun. Pozicioni i zv/ministres, ndonëse pa peshën e titullarit kryesor e ka ngarkuar atë me damkën e falimentimit të reformës në arsim. Ndërkohë distanca e madhe që vetë Ministrja e re ka pasur me ambientin arsimor parauniversitar dhe universitar shqiptar dhe mungesa e përvojës në këtë fushë, kanë rritur me shpejtësi skepticizmat tashmë të vërtetuar. Ardhja e saj në krye të Ministrisë së famshme, ka fjetur sot dhe ato pak mekanizma vepruesë brenda saj dhe gjithçka në atë ministri duket tashmë e vdekur”, shkruan ai.

KUSH E SOLLI BESËN (“DORUNTINËN”)?

Pas Skënderbeut, Supermenit, Mrikës, Gjigandit etj, na doli që në kabinetin e Rilindjes, na militoka dhe Doruntina e legjendës së besës.

Shahini sapo e ka marrë lavdën e programuar me kujdes, ka nxituar që lajmin ta zbulojë vetë e para.

Për këtë ka përdorur një mjet të ndaluar për mësuesit, ose thënë legjendarisht, ka përdorur një element tashmë të “përtej varrit” për ta.

I ka çuar me “zor” mësuesve, lajmin e vetënominimit të saj si Doruntinë, nëpërmjet sms-ve.

I është përkëdhelur kaq shumë sedra, sa nuk është përmbajtur në gjestin narcist.

Pas kësaj Kadaresë së shkretë, do i duhet ta rishkruajë dhe njëherë veprën e tij, sepse legjenda na është pasuruar e aktualizuar kështu me histori, papritur e pa kujtuar.

Po nuk duket vetëm kaq.

Lajmi i shpërndarë dhe i stisur është një miksim i propagandës bajate me terma emfatikë dhe delirit të madhështisë, si filli që bashkon qeverisjen e Ramës.

Shenjë e një dekadence të pashmangshme.

Qëllimi megjithatë është i qartë.

Të prodhojë përshtypje e të marrë vëmendje, pa prodhuar punë.

Dhe tani që dikush na gjeti Doruntinën, me siguri tek Rilindja po kërkojnë Kostandinin, nëpërmjet Stresit (Gramozit).

Pra kush e bëri “peshqesh” Besën?

Emërimi i Shahinit në krye të arsimit ngjalli jo pak polemika, në ambientin pedegagogjik e akademik shqiptar.

Ministrja që zëvendësoi Nikollën e dështuar, nuk ishte një emër i ri për publikun.

Pozicioni i zv/ministres, ndonëse pa peshën e titullarit kryesor e ka ngarkuar atë me damkën e falimentimit të reformës në arsim.

Ndërkohë distanca e madhe që vetë Ministrja e re ka pasur me ambientin arsimor parauniversitar dhe universitar shqiptar dhe mungesa e përvojës në këtë fushë, kanë rritur me shpejtësi skepticizmat tashmë të vërtetuar.

Ardhja e saj në krye të Ministrisë së famshme, ka fjetur sot dhe ato pak mekanizma vepruesë brenda saj dhe gjithçka në atë ministri duket tashmë e vdekur.

Pakti me Universitetin, aktore e të cilit kërkoi të shfaqej Ministrja, u vërtetua si një akt turpi dhe lufte që përpiqet të përcjellë në funeral atë çka ka mbetur nga Universitetet e dikurshme publike. Prandaj “Stresi” mos të mundohet kaq shumë.

Doruntinën e Shahinit nuk ka Kostandin ta sjellë! Atë e solli në krye të Arsimit pabesia e Ramës ndaj studentëve, pedagogëve, mësuesve e arsimit e shkencës në përgjithësi. Por dhe pak pabesia ndaj Linditës që së paku ishte partiake e devotshme. Dhe përkundrejt Doruntinës së besës, Besa e Arsimit me veprimet e mosveprimet e veta dhe bindjen e verbër ndaj Ramës së paBesë, po e shtyn drejt “varrit” groposës arsimin në vend.

Boci=besa-doruntina