TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk do të marrë pjesë në takimin e përfaqësues së lartë të diplomacisë europiane Federica Mogherini me opozitën sot në mesditë.
Kjo gjë u bë e ditur më herët nga burime zyrtare nga PD, ku u tha se në takimin e Mogherinit me opozitarë do të merrnin pjesë nënkryetari i PD-së Edi Paloka dhe deputeti Tritan Shehu.
Por me sa duket Basha do të ketë një takim ‘flash’ jashtë kryeqytetit. Basha do të zhvillojë një takim të shkurtër me Mogherinin në Rinas.
Ky takim do të jetë para se Mogherini të largohet nga Tirana, ndërkohë që Basha kthehet nga Gjermania rreth orës 13:30, ku ishte për të lobuar për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.