AKTUALITET, 1 Gusht 2018, 15:35

U konfirmua në detyrë, PD akuza për Dritan Hallunaj: Liroi nga burgu mikun e Ramës, Arben Frroku

U konfirmua në detyrë, PD akuza për Dritan Hallunaj: Liroi nga

Konfirmimi ne detyrë sot i gjyqtarit te Krimeve te Renda, Dritan Hallunaj, përgjegjës për lirimin nga burgu te mikut te Rames te Arben Frrokut, vrasësit te komisarit Dritan Lamaj është kambanë alarmi për sistemin e ri te drejtësisë dhe prove e qarte se vetingu nuk po ndëshkon prokurore e gjyqtare te korruptuar dhe ata te lidhur me krimin e organizuar”.

Keshtu u shpreh sot deputeti Enkelejd Alibeaj, ne nje deklaratë në selinë e Partisë Demokratike, teksa ka nxjerre edhe audion e deklaratave te ambasadorit amerikan Donald Lu, 3 vjet me pare për vendimin ndaj Frrokut.

Kjo ishte edhe e vetmja pritshmeri e shprehur nga ambasadori amerikan 3 vjet me pare kur komentoi rastin e Frrokut dhe gjyqtarit qe i dha pafajesine”, – tha Alibeaj.